Napoli, 14 janar – Pesë persona janë lënduar sot kur në një peron të një metro-stacioni në Napoli u përplasën tre trena.
Incidenti ka ndodhur në afërsi të stacionit Pisçinola, transmeton agjencia Ansa.
Të lënduarit janë dërguar menjëherë në spital, por, siç theksohet, asnjë prej tyre nuk ka lëndime serioze.