Veles, 20 shtator – Pesë persona janë lënduar gjatë një fatkeqësie komunikacioni që ndodhi dje rreth orës 13:30 në rr. “Marshall Tito” në Gradsko mes një motoçiklete të llojit “Jamaha” me targa të Shkupit, drejtuar nga P.S.(20) nga f.Drenovë i Kavadarit dhe një automobili të llojit “Mazda-3” me targa të Kavadarit, drejtuar nga O.A.(40).
Siç sqaroi Veroljub Dodevski, zëdhënës i SPB Veles, pas fatkeqësisë, për kontroll mjekësor në Entin privat shëndetësor në Gradsko janë paraqitur të gjithë pjesëmarrësit.
“Janë konstatuar lëndime tek vozitësi i motoçikletës dhe bashkëudhëtari i tij S.P.(30), përderisa vozitësi i automobilit dhe bashkëudhëtarët e tij G.S.(69) dhe A.S.(35), pas ndihmës së ofruar mjekësore janë udhëzuar për mjekim spitalor”, tha Dodevski.
Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi nga SPB Veles.