Shalke 04, Herta Berlin, Bajer Leverkusen, Aintraht Frankfurt, por edhe Shtutgart kërkojnë sulmuesin shqiptar Ezgjan Alioski. Alioski ka shkëlqyer për Luganon sezonin e fundit, duke e kualifikuar për Ligën e Evropës, derisa kishte statistika të jashtëzakonshme me gola e asistime.
Tani në drejtim të shqiptarit kanë ardhur oferta nga Gjermania, Anglia dhe Italia dhe për një skuadër mesatare është e çuditshme që të ketë kaq shumë oferta në tavolinë, përcjell “albinfo.ch”. Shalke, Herta Berlin, Bajer Leverkusen, Aintraht Frankfurt, por edhe Shtutgart kërkojnë sulmuesin i cili luan për Maqedoninë. Por, ai po kërkohet edhe nga ish-kampionët e Anglisë, Leiçester, por edhe Lacio në Itali.