Pesë shtetet që përcaktojnë kulturën botërore

Influenca botërore zakonisht matet  nga ushtria, politika dhe të ardhurat ekonomike, por për disa vende, ka qenë ushqimi, moda dhe argëtime të tjera që i kanë ndihmuar ato të kenë  ndikim në mbarë botën

ITALIA. E njohur për marka si Valentino, Armani, Versace dhe Guçi, Italia merr notën 10 si vendi më në modë dhe me trendet më të bukura. Por kjo vëmendje kaq e bukur e parë në detaje, tregon se shtrihet përtej modës. Italia ka një ndikim të fortë mbi çdo gjë që ka të bëjë me stilin, duke nisur që nga ushqimet e deri te mobiliet shtëpiake.  Për të shijuar gatimet e kuzhinës vendase, duhet të vizitoni  Romën. Kriza financiare  e goditi rëndë gjithë Italinë, por Romanët kurrë nuk do të heqin dorë nga të ngrënit jashtë. Kështu mund t’i eksploroni të dyja, shijen e tradicionales dhe recetat e krijuara me frymë moderne.

FRANCA. Shprehja franceze “je ne sais quoi” është nga ato gjëra që njerëzit në të gjithë botën përpiqen ta imitojnë. Zakonisht, ata që jetojnë në  vende shumë të largëta, dashurojnë dhe frymëzohen nga ushqimi francez, arti francez dhe moda franceze. Edhe pse Parisi është vendi i duhur për të përjetuar kulturën franceze, që nga moda e deri te ushqimi, Bordeaux, Lyon dhe Toulouse janë alternativa të tjera të shkëlqyera – vetëm se pak më të vogla. Francezët janë ekstremisht krenarë me identitetin e tyre, që i ka dhënë formë botës. Bordo është një qytet prestigjioz, me verë shumë të mirë, e cila  prodhohet po në këtë zonë. Qyteti ka gjithashtu ndërtesat më historike  në vend, pas Parisit. Lyoni, qyteti i tretë më i populluar i Francës, është i njohur për traditat e tij të gatimit dhe ka prodhuar një numër të madh kuzhinierësh të një niveli të lartë.

SHTETET E BASHKUARA. Filmat amerikanë, muzika apo programet televizive shijohen gobalisht. Edhe nëse një trend del si fillim nga  një shtet tjetër përpara, si për shembull Mbretëria e Bashkuar, SHBA-të njihen për madheshtinë me të cilën ato i organizojnë këto programe dhe për popullaritetin që fitojnë në mbarë botën. Industria teknologjike e këtij vendi, i cili  është shtëpia e Facebook, Twitter, Google dhe  Amazon, ka krijuar një ndikim  të madh, me biliona njerëz që i përdorin këto rrjete për të komunikuar. Fjalët e Frank Sinatrës – “Nëse mund t’ia dal këtu, mund t’ia dal  kudo” – ende zbatohen për Big Apple, i njohur gjithashtu si qyteti që nuk fle. Nga ana tjetër e bregut, Hollywood-i në Los Anxhelos, prodhon argëtimin që formon kulturën në SHBA-së. Shfaqjet televizive amerikane dhe filmat e bërë aty, influencojnë mënyrën se si  flasim, vishemi, madje edhe karakterin tonë.

SPANJA. Dikur një nga pushtuesit dhe perandoritë më të mëdha të botës, Spanja ka lënë një shenjë të dukshme në të gjithë territorin e Amerikës së Jugut dhe në  Inditë Lindore. Pas kinezishtes, spanjishtja është gjuha e dytë më e folur në botë, e llogaritur në bazë të numrit të atyre që e kanë gjuhë amtare. Nga gjuha spanjolle e deri te feja, kuzhina, festivalet dhe shumë aspekte të tjera, bëjnë që kudo që të udhëtoni të jetë gjithmonë shumë e lehtë të gjesh pak Spanjë në to.

MBRETËRIA E BASHKUAR. Banorët e Mbretërisë së Bashkuar krenohen me aftësinë e tyre për të kombinuar një etikë të fortë pune, me kreativitet dhe një qëndrim të hapur ndaj ndryshimeve, për të prodhuar inovacione të reja. Ata kanë disa nga universitetet më të mira në botë dhe njihen për  dhunti sipërmarrëse. Mos harroni, kodi i makinës, kompjuteri dhe “www” janë zbuluar të gjitha nga britanikët.

Ndikimi dhe fleksibiliteti i gjuhës angleze, i ka lejuar Britanisë të lulëzojë si një vend ku njerëzit vijnë për të krijuar një të ardhme të re. Gjuha është e pasur me huazime nga gjuhë të tjera, dhe bujare në pranimin e njerëzve që e mësojnë atë. Samuel Johnson një herë  tha: “Në qoftë një njeri është i lodhur nga Londra, ai është lodhur nga jeta”. Dhe s’ka si të jetë ndryshe. Ka kaq shumë atraksione këtu që ju mund të zgjidhni t‘i vizitoni, nga një vend tjetër të ri për çdo fundjavë; nuk jeni të detyruar të bëni të njëjtën gjë dy herë “. (BBC)

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com