Sasia e arit që e kanë grumbulluar vendet e pasura gjatë vitit 2018 ka arritur nivelin e dytë më të lartë deri më tani, kumtoi Këshilli botëror për flori.
Bankat nacionale vitin e kaluar kanë blerë për 74 për qind më shumë ari në krahasim me vitin paraprak.
5 Rusia
Në gjashtë vitet e fundit, Banka Qendrore e Rusisë ka blerë sasi të mëdha ari dhe deri në vitin 2017 vendi e ka shtypur Kinën nga lista e pesë vendeve më të mëdha pronare të arit.
Rusia vitin e kaluar u bë blerësi më i madh i arit me neto-furnizim të 651,5 tonë metrikë.
Banka Qendrore e Rusisë në shkurt i rriti rezervat e saj të arit për 31,1 tonë flori, duke i rritur rezervat e saj nga ky metal fisnik në 2.149 tonë.
4. Franca
Në arkën në Paris gjoja ka 2.518 tonë ari, që paraqet rreth 60 për qind nga rezervat e përgjithshme franceze devizore.
Politikania franceze Marin Le Pen në disa raste bëri thirrje në ndalesë të shitjes së arit nacional, si dhe për riatdhesim të të gjitha dërgesave franceze të arit që shteti i ruan në shtete të huaja.
3. Italia
Me 2.534 tonë flori në arkën e saj, Italia u lëshua në vendin e tretë të “ruajtësve” më të mëdhenj të arit.
Kjo sasi paraqet rreth 70 për qind të rezervave devizore në vend.
Sipas Bankës qendrore të Italisë, ari është investimi më i sigurt gjatë trazirave ekonomike dhe mbrojtje nga jostabiliteti i dollarit amerikan.
2. Gjermania
Bundes banka gjermane momentalisht posedon 3.483 tonë flori, që paraqet më shumë se 70 për qind të rezervave devizore të Gjermanisë.
Banka përpiqet të riatdhesojë rreth 674 tonë ari që janë dhënë në ruajtje të bankave qendrore në Francë dhe SHBA. Pritet riatdhesimi i arit në Gjermani të përfundojë deri në vitin 2020.
1. SHBA
Uashingtoni gjoja i posedon rezervat më të mëdha botërore të arit prej 8.407 tonë. Kjo paraqet mbi 75 për qind nga rezervat devizore nacionale.
Drejtoria amerikane e rezervave federale (Fed) vitin e kaluar nuk ishte aq aktive në blerjen e arit si bankat tjera qendrore, me qëllim që të parandalohet devalvimi i dollarit. (B92 – Beograd)