Bazuar në të dhënat e deritanishme, vaksinimi mund të mos na sigurojë realisht imunitetin e turmës dhe mund të mos i japë fund menjëherë infeksionit COVID-19, por mund të zvogëlojë simptomat dhe vdekshmërinë e infeksionit, veçanërisht në grupet e cenueshme. Virusi mund të mos largohet menjëherë, por ashpërsia dhe kërcënimi i tij do të dobësohen
Teksa një pjesë e madhe e popullatës është e vaksinuar kundër SARS-CoV-2, lind pyetja nëse kjo pandemi do të përfundojë me ndërtimin e “imunitetit të turmës”. “Imuniteti i turmës” u vendos për të arritur imunitetin në 60-70% të popullsisë ose përmes infektimeve ose përmes vaksinimit. Ky synim ndërsa kalojmë vitin e dytë të pandemisë duket i paarritshëm, për shkak të varianteve të rinj, skepticizmit ndaj vaksinimit dhe vaksinimit të vonuar të fëmijëve. Mjekët e Klinikës Terapeutike të Shkollës Mjekësore të Universitetit Kombëtar dhe Kapodistrian të Athinës, Theodora Psaltopoulou, Panos Malandrakis, Giannis Danasis dhe Thanos Dimopoulos (Rektor i EKPA) kanë shkruar në një botim shkencor ku përmbledhin se përse imuniteti i turmës është i vështirë për t’u arritur me COVID-19:
1. Ishte e paqartë nëse dhe në çfarë mase vaksinat mbrojnë kundër transmetimit të virusit. Çelësi i arritjes së imunitetit të turmës është se edhe nëse dikush sëmuret, ka pak njerëz infektues (të cilët mund të infektohen) në mjedisin e tyre. Vaksinat janë treguar efektive kundër shfaqjes së simptomave, por të dhënat mbi parandalimin e transmetimit nuk janë ende të mjaftueshme. Mbrojtja 100% kundër transmetimit nuk kërkohet dhe një përqindje prej 70% e mbrojtjes së vaksinës kundër transmetimit të virusit do të ishte e mjaftueshme.
2. Shpërndarja e vaksinave është e pabarabartë. Një mobilizim i koordinuar i njëkohshëm global i vaksinimit mund të çrrënjosë teorikisht infeksionin COVID-19. Megjithatë, mbulimi i ndryshëm i vaksinimit nëpër vende, apo edhe brenda të njëjtit vend (SHBA) dhe grupmosha të ndryshme që vaksinohen gjatë një periudhe të caktuar, me fëmijë ende të pavaksinuar, mund të çojnë në shpërthime të varianteve të rinj edhe në vende të ndryshme. Duke supozuar se shumica e të miturve nuk janë të vaksinuar (meqenëse vaksinat për njerëzit nën moshën 16 vjeç ende nuk janë miratuar), atëherë 100% e popullsisë mbi 18 vjeç duhet të vaksinohen për të arritur 76% imunitet në popullatën e përgjithshme.
3. Variantet e rinj prishin ekuilibrin e “imunitetit të turmës”. Shembulli i Brazilit e ilustron këtë pikë. Për shkak të shpërthimeve masive në fillim të pandemisë deri në qershor 2020, u vlerësua se më shumë se 60% e popullsisë u sëmur, një përqindje që krijoi një farë imuniteti të turmës. Sidoqoftë, në janar 2021, një variant i ri, i njohur gjithashtu si P.1, çoi në një shpërthim të ri të numrit të rasteve. Vaksinimi i shpejtë masiv mund të parandalojë shfaqjen dhe dominimin e llojeve të reja.
4. Imuniteti mund të mos zgjasë përgjithmonë. Imuniteti i turmës arrihet ose përmes vaksinimit ose përmes infeksionit natyror. Kohëzgjatja e imunitetit të siguruar nga infeksioni natyror nuk dihet. Të dhënat e mëparshme nga koronaviruset e mëparshëm tregojnë se imuniteti gradualisht po bie, nuk arrin në zero, por nuk është përgjithmonë në 100%. Vaksinat gjithashtu nuk janë 100% efektive. Nëse supozojmë se imuniteti natyror zgjat vetëm disa muaj, atëherë afati kohor për aplikimin e vaksinës është edhe më i ngushtë. Kohëzgjatja e imunitetit të siguruar nga vaksinat gjithashtu duhet të përcaktohet, dhe kur dhe nëse do të nevojiten doza të tjera për të shtuar nivelin e mbrojtjes.
5. Marrja e vaksinës ndryshon sjelljen njerëzore. Ndërsa njerëzit vaksinohen, ata gradualisht lehtësojnë masat e tyre parandaluese, rrisin ndërveprimet e tyre shoqërore dhe kështu zhbëjnë progresin që është bërë përgjatë kohës që masat anti-COVID kanë qenë në fuqi. Vaksinat janë deri në 90% efektive, kështu që nëse para vaksinës dikush ka ardhur në kontakt me një person, dhe pastaj ka ardhur në kontakt me 10, atëherë përfundon në të njëjtin vend. Përdorimi i një maskë do të kontribuojë në prishjen e zinxhirit të transmetimit, duke parandaluar mbizotërimin e llojeve të reja, derisa të përfundojë vaksinimi. Njerëzit duan të kthehen në jetën dhe sjelljen e tyre para-pandemike shumë shpejt, por është e rëndësishme të bëhet e qartë se ne nuk jemi ende të sigurt nga pandemia, por jemi “më të sigurt se dikur”.
Bazuar në të dhënat e deritanishme, vaksinimi mund të mos na sigurojë realisht imunitetin e turmës dhe mund të mos i japë fund menjëherë infeksionit COVID-19, por mund të zvogëlojë simptomat dhe vdekshmërinë e infeksionit, veçanërisht në grupet e cënueshme. Virusi mund të mos largohet menjëherë, por ashpërsia dhe kërcënimi i tij do të dobësohen.