Edhe pesë raste me koronavirus janë konfirmuar në vendbanimet me shumicë serbe në Kosovës.
Edhe pesë raste me koronavirus janë regjistruar në vendbanimet me shumicë serbe në Kosovë, është bërë e ditur në konferencë shtypi të Shtabit të Krizës në Mitrovicë të Veriut.
Prej këtyre pesë rasteve të konfirmuara, tre janë nga Mitrovica e Veriut dhe dy nga Zveçani, raporton agjencia e lajmeve “Kossev”.
Siç ka raportuar drejtori i Institutit për Shëndetësi Publike në Mitrovicë të veriut, Milosh Mirkovic, në Mitrovicën e veriut janë shënuar tri raste pozitive në COVID-19, në këtë qytet numri i të infektuarve është 14.
Ndërsa në Zvecan janë konfirmuar dy raste të reja, duke shkuar në 6 numri i të prekurve. Në Leposaviç numri i të infektuarve qëndron në dy, prej të cilëve një person ka vdekur.
“Numri i rasteve të reja të konfirmuara në komunat me shumicë serbe në Kosovë është si në vijim – në Mitrovicë të Veriut janë shënuar tri raste pozitive në COVID-19, kështu që numri i përgjithshëm i të infektuarve në këtë qytet është 14. Në Zveçan ndërkaq janë konfirmuar dy raste të reja, duke e çuar në 6 numrin e përgjithshëm. Ndërkohë, në Leposavic, numri i të infektuarve qëndron në dy, prej të cilëve një person ka vdekur”, ka thënë Milosh Mirkovic, drejtor i Institutit për Shëndetësi Publike në Mitrovicë të Veriut.
Deri tash, numri i të infektuarve me koronavirus në komunat me shumicë serbe ka arritur në 22.