Kabul, 9 prill – Pesë raketa këtë mëngjes goditën një bazë amerikane në Afganistan, kumtuan dy përfaqësues të forcave amerikane. Në sulmin, për të cilin përgjegjësinë e ndërmori organizata Shteti Islamik, nuk ka viktima.
“Pesë raketa u gjuajtën në bazën Bagram këtë mëngjes”, njoftoi përfaqësuesi i misionit “Mbështetja Vendimtare” në Afganistan.
Sulmi ndodhi pasi Qeveria afgane liroi të burgosurit talebanë nga burgu afër Bagramit, si pjesë e marrëveshjes paqesore të lidhur me SHBA-në.