Pesë protestues të vrarë në Bangladesh

12

Të paktën pesë vetë u vranë dhe dhjetëra u plagosën në Bangladesh pasi policia hapi zjarr ndaj një turme punëtorësh që protestonin për të kërkuar paga të papaguara dhe rritje page në një termocentral të mbështetur nga Kinezët, thanë zyrtarët dhe policia, raporton TheGuardian.

Policia hapi zjarr pasi rreth 2,000 protestues filluan të hidhnin tulla dhe gurë ndaj oficerëve në vendin e ndërtimit të fabrikës me qymyr në qytetin jug-lindor të Chittagong, i tha Reuters zyrtari i policisë lokale Azizul Islam.

Katër protestues vdiqën në vendin e ngjarjes dhe një tjetër vdiq në spital, tha ai.

“Ne po përpiqemi të kontrollojmë situatën,” tha Islami, duke shtuar se të paktën gjashtë oficerë policie ishin midis të plagosurve.