Zgjerimi i automatizimit në mënyrë të pashmangshme do të fusë ndryshime të caktuara në tregun e punës, para së gjithash ndërprerjen e punëve manuale që në të ardhmen do t’i realizojnë makinat. Kjo do të kontribuojë edhe në përforcimin e vetëdijes tek njerëzit për nevojën e kreativitetit njerëzor dhe aftësive të posaçme.
“CareerBuilder”, platforma globale për lidhjen mes fuqisë punëtore dhe punëdhënësve ka publikuar hulumtimin në tregun amerikan të punës për të cilin parashikon se në pesë vitet e ardhshme do të punësojë tetë milionë njerëz. Rritje të më të madhe të punësimeve do të realizohet në veprimtaritë që paguhen shumë (5.7 për qind), pastaj në veprimtaritë që paguhen pak (5.6 për qind), ndërsa numri i të punësuarve në veprimtari me pagesa mesatare do të rritet për 3.8 për qind.
Në mesin e profesioneve mirë të paguara, më të kërkuar do të jenë kontabilistët, por vetëm për një të ardhme më të shkurtër, sepse në një të ardhme më të gjatë ata do të zëvendësohen me kompjuterë. Gjithashtu do të ketë rritje të kërkesës për mësimdhënës, hulumtues në treg, në sektorët për mirëmbajtje kompjuterike dhe për instalues të ujit. Sa i përket profesioneve që paguhen mesatarisht, në SHBA gjatë viteve në vijim do të mund të hapen 50.000 vende të punës për furnizues. Kërkesa e madhe do të jetë edhe për punëtorët në ndërtimtari, kuadro që mirëmbajnë makineri të ndryshme, motra medicinale dhe profesione nga sektori financiar.
Në mesin e profesioneve më pak të paguara, do të ketë rrije të nevojës për tregtar, gjellëbërës, përkëdhelës, punëtorë në sigurim dhe recepsionistë.