Uashington, 19 prill – Pesë persona janë pranuar në spital pasi janë plagosur rëndë gjatë të shtënave në një dyqan për alkool në Shreveport, në shtetin federal amerikan Luiziana, kë bërë të ditur kanali televiziv KSLA, partner me televizionin Si-Bi-Si.
Hëpërhë nuk bëhet e ditur se kush është përgjegjës për të shtënat.
Autoritet lokale njoftojnë se personat e hospitalizuar kanë lëndime të rrezikshme për jetë.
Katër prej tyre kanë qenë jashtë dyqanit në rrugën Hern në Shreveport, derisa një person ka qenë në shitore kur ka ndodhur gjuajtja, theksohet në raportin e policisë.
Njëmbëdhjetë njësi policore kanë arrit në vendin e incidentit që ka ndodhur rreth orës 21 sipas kohës lokale mbrëmë.