Tetovë, 17 janar – Disa persona që fizikisht kanë sulmuar të tjerë apo kanë shantazhuar do të përballen me padi adekuate. Për këto vepra do të përgjigjen pesë persona në tre raste. Personat janë nga rajoni i Pollogut. Padi penale ka iniciuar Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ndaj një 27 vjeçari nga fshati Pallçisht i Epërm për shkak të dyshimeve se ka kryer vepër penale “plaçkitje”. Sipas policisë, më 10 dhjetor të vitit të kaluar, rreth orës 16 e 45 minuta përderisa dy persona kanë lëvizur me veturë në rrugën lokale mbi këtë fshat, i denoncuari i ka takuar dhe ndaluar, me ç’rast fizikisht e ka sulmuar njërin prej tyre me grushte në pjesën e parme të fytyrës. i denoncuari e ka marrë veturën dhe është larguar, ndërsa personi më pas është arrestuar ndërsa vetura i është kthyer pronarit. Poashtu, dy persona, njëri 19 dhe tjetri 24 vjeçar do të përballen me padi penale, për shkak se kanë kryer vepër penale “dhunë”. Sipas policisë, më 10 nëntor të vitit të kaluar rreth orës 18 e 30 minuta, përderisa dy djem të ri të moshës 18 dhe 21 vjeçare kanë qenë lëvizur në rrugën “Marshall Tito” kanë arritur dy të tjerët dhe menjëherë i kanë sulmuar fizikisht duke u shkaktuar lëndime trupore kurse njëri ka rënë pa vetëdije. Pasi kalimtarët i kanë ndarë, i lënduari është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Klinik të Tetovës. Kundër një 29 vjeçari nga fshati Vrapçisht ka inicuar Policia e Gostivarit, për shkak të dyshimeve se ka kryer veprën penale “shantazh”.N ë muajin tetor të vitit të kaluar, i denoncuari për qëllime të tija që të përfitojë materialisht ka shantazhuar një vajzë 18 vjeçare nga fshati Dobridoll. Sipas policisë, ai ka kërkuar para në të kundërtën do të publikojë fotografi komprometuese nëse nuk i jep ajo 400 euro. (koha.mk)