Pesë persona janë lënduar në aksidente në Shkup

3

Shkup, 15 shkurt – Një këmbësor është lënduar më rëndë, ndërsa katër më lehtë në katër aksidente trafiku që kanë ndodhur në Shkup në 24 orët e kaluara.

Sipas buletinit të SPB Shkup, numri i përgjithshëm i aksidenteve të regjistruara në 24 orët e fundit, ndërsa në katër prej tyre është shkaktuar dëm material.

Policia e trafikut ka përjashtuar nga trafiku tre shoferë, të cilët kanë qenë nën ndikim të alkoolit, katër shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin para se ta marrin të drejtën e drejtimit të automjetit dhe katër shoferë fillestarë. Nga trafiku janë përjashtuar edhe gjashtë automjete të paregjistruara dhe një automjet me probleme teknike.

Në 24 orët e fundit janë evidentuar edhe 37 shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, gjashtë shoferë të cilët nuk kanë mbajtur rripin e sigurisë dhe tetë shoferë që kanë folur në celular.

Për parkim jo të rregullt janë lëshuar 99 gjoba, ndërsa me automjetin special “karrotrec” janë larguar 80 automjete. (koha.mk)

Comments are closed.