Shkup, 30 korrik – Pesë persona janë lënduar më lehtë, në katër nga gjithsej 13 aksidente gjatë ditës së djeshme. Në nëntë aksidente janë shkaktuar dëme materiale, informon Koha.mk
Nga SPB Shkup informojnë se dje policia rrugore ka sanksionuar 63 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, ka përjashtuar nga qarkullimi gjashtë shoferë, të cilët kanë qenë nën ndikim të alkoolit, 13 shoferë të cilët kanë ngarë automjetin para se të marrin patentën dhe dy fillestarë, si dhe nga komunikacioni janë përjashtuar edhe 15 automjete të paregjistruara.
Janë sanksionuar edhe pesë shoferë të cilët kanë kaluar në dritë të kuqe, dy shoferë nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vendkalimin e shënuar për këmbësorë, 21 shoferë për mosmbajtjen e helmetës, 16 shoferë për mosmbajtjen e rripit të sigurisë, si dhe 14 shoferë që e kanë përdorur telefonin derisa e kanë drejtuar mjetin.
Janë hasur edhe 49 automjete, të cilat janë parkuar në mënyrë të paligjshme, ndërsa me ndihmën e automjetit special “karrotrec”, janë larguar 43 automjete. (koha.mk)