Pesë persona, nga të cilët tre fëmijë, e kanë humbur jetën mbrëmë gjatë zjarrit që shpërtheu në një shtëpi në Nju-Jork. Në zjarrin që përfshiu disa shtëpi, janë lënduar disa persona.
Zjarri shpërtheu në një shtëpi dykatëshe në rajonin e Nju-Jorkut Kuins. Prefekti i Nju-Jorkut, Bill de Bllazio deklaroi se zjarri është zgjeruar shumë shpejt, ku e humbën jetën tërë familja. “Ka shumë gjëra që duhet t’i hetojmë për të bërë të ditur çka ka ndodhur”, shtoi De Bllazio.
Një përfaqësues i shërbimit të zjarrfikësve theksoi se dëshmitarët okularë kanë dëgjuar një zhurmë të fuqishme dhe kanë parë si një njeri bie nga dritarja e katit të dytë. Ai ka mbijetuar pasi ka rënë në bar. Viktimat janë të moshës prej 2 deri në 21 vjeç, si dhe një person më i rritur.