Shkup, 10 janar – Rreth 5 milionë euro do të shpenzojë shteti për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen gjatë verës. Më shumti, rreth 3 milion euro do të ndahen për mëditje për këshillat zgjedhor, ndërsa tjerat janë për transport dhe matriale zgjedhore, njofton Koha.
Rreth 300 mijë euro, do të shkojnë për vendosje të këshillave zgjedhore. Për shkak të kësaj, por edhe për tu mënjanuar dyshimet rreth këshillit zgjedhor, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) propozon që të aplikohet edhe votimi elktronik dhe verifikimi elektronik të dhënave, por jo për zgjedhjet presidenciale, por për zgjedhjet që do të pasojnë. Në marrëveshje me Ministrin e Punëve të Brendshme (MPB), do të shfrytëzohen shenjat e gishtrinjëve të qytetarëve që i posedon policia në bazën e saj.
Nga KSHZ-ja thonë se, partitë parimisht janë pajtuar për këtë, por janë të domosdoshme ndryshimet në Kodin Zgjedhor, për të cilin për momentin nuk ka kohë.
Sistemi elektronik për votim për herë të parë është aplikuar në Holandë në vitin 1990. Sisteme të tilla tanimë aplikohen në më shumë vende, ndërsa sistemi i till më i sforcuar është në SHBA, Kanada, Japoni, Britani, Zvicër, Francë dhe vende tejra. Në vendet e Ballkanit një ligji i till është votuar vetëm në Slloveni, por edhe atje po aplikohet pjesërisht, vetëm për personat e sëmurë dhe ato që nuk kanë mundësi që të dalin dhe të votojnë në vendin e votimeve. (Koha.mk)