Djali i ish- kryetarit të Serbisë Marko Milosheviq ka paguar pesë milionë dollarë për të vrarë vrasjen e Zoran Gjingjiqit, transmeton Koha.net.
Ish–kryeministri serb, Zorna Gjingjiq, u vra në marsin e vitit 2003 para ndërtesës së Qeverisë së Serbisë. Gjingjiq, nga përkrahësit e Slobodon Milosheviqit akuzohej se kishte dorëzuar atë në burgun e Hagës në vitin 2001. Lajmin se i biri i Milosheviqit, Marko, kishte paguar këto para për vrasjen e Gjingjiqit e ka publikuar sot gazeta “Kurir” e Beogradit. Këtë, sipas gazetës, e ka konfirmuar një dëshmitar -bashkëpunëtor i Gjykatës Speciale Zoran Vukojeviq Vuk, i cili u vra pas dy vjetësh.