Në vitin 2018, krijuesi i Microsoft Bill Gates ka lexuar shumë libra, por pesë prej tyre ua sugjeron edhe juve – ashtu siç bën çdo vit. Titujt më poshtë
“BAD BLOOD: SECRETS AND LIES IN A SILICON VALLEY STARTUP”, një libër për të cilin ka thënë se nuk e linte dot mënjanë deri sa ta mbaronte. Në këtë libër trajtohet historia e dështimit të Theranos, një kompani e cila pretendonte se thjesht duke marrë një epruvetë të vogël gjaku, mund të jepte vlerësimin për shëndetin e përgjithshëm të pacientit. “Historia ishte shumë më e çmendur nga çfarë mund të imagjinoja. Në këtë libër gjen gjithçka: mashtrime të rafinuara, intriga koorporatash, histori revistash, marrëdhënie familjare dhe dështimin e një kompanie që vlente 10 miliardë dollarë”, shkruan Gates.
“21 LESSONS FOR THE 21ST CENTURY” nga Yuval Noah Harari. Gates është një fans i madh i historianit dhe autorit Noah Harari, i cili gjithashtu shkroi “Sapiens” dhe Homo Deus,” dhe libri i tij i fundit ka arritur të impresionojë Gates.
“THE HEADSPACE GUIDE TO MEDITATION AND MINDFULNESS” nga Andy Puddicombe. “Jam i sigurt që në moshën 25 vjeçare do e përqeshja këtë libër, por unë dhe Melinda jemi interesuar shumë për meditimin kohët e fundit,” thotë Gates, i cili tani menditon dy ose tre herë në javë.
“ARMY OF NONE” nga Paul Scharre. Ky libër është një pamje provokuese e inteligjencës artificiale në luftëra,” shkruan Gates. “Është një temë shumë e komplikuar,” thotë ai, por Scharre, një ekspert i mbrojtjes në Pentagon dhe pjesëtar i ushtrisë amerikane, ofron anët negative dhe pozitive të luftërave të fuqizuara me inteligjencë artificiale.
“EDUCATED” nga Tara Westover. Në këtë biografi bestseller, Tara Westover pasqyron fëmijërinë e saj si më e vogla e pesë fëmijëve e cila u rrit në një shtëpi mormone fundamentaliste në zonat rurale. Babi i saj besonte që duhet ta izolonte familjen e tij nga e gjithë shoqëria, duke përfshirë sistemin shëndetësor dhe arsimor, kështu ajo nuk shkeli në një klasë shkolle deri sa ishte 17 vjeç.