Armata indiane, në dy përleshje të ndryshme, vrau pesë kryengritës në pjesën indiane të Kashmirit.
Aksionet ishin zbatuar si përgjigje e sulmit ndaj ushtarëve indian të hënën, kur humbën jetën pesë ushtarë.
Siç transmetojnë agjencitë e huaja, ngjarja e re ndodhi vetëm një ditë prejse kryengritësit vranë pesë ushtarë indian gjatë gjuajtjeve në këtë rajon kontestues. Përleshja e parë shpërtheu pas sulmit të ushtarëve dhe policisë kundër kryengritësve në rajonin Imamasahab në qarkun jugor Shopian, thuhet në kumtesën policore.
Shtohet se ushtarët e kanë rrethuar rajonin të hënën vonë, që solli deri te konflikti në të cilin militantët refuzuan të dorëzohen. Në luftën që vijoi herët në mëngjes, tre kryengritës ishin vrarë.
Koloneli dhe zëdhënës i armatës indiane Devender Anand deklaroi se ushtarët edhe sot i vazhduan operacionet për kërkim në rajon. India dhe Pakistani pas pavarësisë, e ndanë territorin e Kashmirit me luftë, edhe pse të dy palët edhe më tutje e theksojnë të drejtën e tërë Kashmirit, popullata e së cilës është kryesisht myslimane.