Pas përfundimit të sfidës Spanjë-Rusi, ku ibrikët u mundën në kohën e penalltive, trajneri i spanjollëve dha një deklaratë për shtyp la të kuptohet që ai nuk o e drejtonte më tej ekipin kombëtarë. “Është dhe ka qenë një kënaqësi të trajnojë këta lojtarë”, ishin këto fjalët e Hierros. Ndryshe, Spanja e nisi keq Botërorin , pasi dy ditë para startit të Kupës së Botës trajnerit Lopetegui u shkarkua nga detyra. Vendin e tij e zuri Fernando Hierro, i cili bëri atë që mundi në këtë botëror. Pas rikthimit në vendlindje Hierro pritet ti kthehet punës si drejtor sportiv, ndërsa presidenti i federatës Rubiales është duke menduar të gjejë trajnerin, e i cili do të marrë në dorë drejtimin e kombëtares. “Mundo Deportivo” kanë raportuar se këta pesë emrat janë kandidat për të marrë drejtimin e kombëtares spanjolle.
I pari në listë është ish-trajneri i Valencias, Atleicos, Getafes, Kuique Sançez Flores. Për talentin dhe fjalimet ai ka qenë një nga emrat më të përfolur për të qenë trajneri i Spanjës. Tekniku Flores aktualisht është i papunë pas largimit nga Espanjoli të cilën e udhëhoqi për 2 vite. 53- vjeçari në vitet 2001-2004 drejtoi ekipin e të rinjve të Real Madridit.
I dyti në listë është Quique Setien, trajneri i Betisit. Karrierën e tij si trajner e ka nisur tek Rasing Santander ndërsa emrin e mori tek La Palmas në vitin 2015. Shqyhet për guximin filozofike në futboll dhe se përdor të njëjtat taktika si Guardiola.
Paco Hemez është emri i tretë. Tekniku shquhet për një lojë alegro dhe sulmuese. Karrierën si trajner e nisi tel Alcala, ndërsa gjatë sezonit 2017/18 drejtori Las Palmas me të cilët nuk arriti asnjë objektiv. Faza e tij në Rayo (2012-2016) ishte më e frytshme.
Një tjetër emër është Mishel. Si lojtarë ai ka bërë shumë emër sidomos në botërorin e vitit 1986 dhe 190, ndërsa karrierën e tij si trajner e ka disi të parregullt. Ai ka trajnuar Rajo, Kastilla, Getafe, Sevilja, Olimpiakos, Marsej dhe Malaga. Aktualisht ndodhet papunë.
I pesti është edhe trajneri, i cili deri më tani ka korrur shumë sukses. Bëhet fjalë për ish-trajnerin e Barcelonës, Luis Enrike. Pasi bëri hapin e tij premtues me Barcelona B, ai mori drejtimin e Romës në vitin 2011 dhe e drejtori për një vit. Në vitin 2013-2014 drejtori Seltan. Barcelonën e udhëhoqi për tre sezon, duke fituat dy la liga një Çampions dhe tre “Copa del Rey”. Pengesa e tij e vetme është marrëdhënia jo e mirë me shtypin.