Drejtoria për Polici Financiare deri te Prokuroria Themelore Publike për përndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit ka parashtruar pesë kallëzime penale kundër ish-kryetarëve të komunave. “Prokuroria themelore publike për përndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit nga ana e Drejtorisë për polici financiare ka pranuar pesë kallëzime penale kundër ish-kryetarëve të komunave Strugë, Shën Nikollë, Dibër, Studeniçan dhe Dollnen, si dhe kundër një personi fizik dhe një personi juridik”, kumtoi Prokuroria Themelore.
Kallëzimet penale, siç informojnë, janë parashtruar për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimeve për vepra të kryera penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve nga neni 353 nga Kodi penal dhe “keqpërdorim i procedurës për thirrje publike, dhënie e marrëveshjes për furnizim publik ose partneritet publik-privat” nga neni 275-v nga Kodi penal. Nga Prokuroria theksojnë se kallëzimet penale studiohen për marrje të vendimit të mëtutjeshëm të Prokurorisë Themelore Publike.