Pesë herë më i ulët niveli i Vardarit në Jegunovcë dhe Zajçev rid

15

Shkup, 27 tetor  – Nivelet e lumenjve Vardar në Jegunovcë dhe në Shkup – Zajçev rid, dhe Drinit të Zi në në Lozhani janë pesë herë më të ulëta se mesatarja për në tetor, tregon matja e sotme hidrologjike.

Siç kumtoi DPHM, dyfish më të ulëta janë nivelet e ujit të Vardarit në Veles, Cërna Rekës në Novac, Pçinjës te Banja e Katllanovës dhe Sateska në Botun.

Vetëm dy centimetra mbi mesataren është Vardari në Demir Kapi.

Niveli i Liqenit të Dojranit përsëri në mënyrë drastike është i lartë, Ohri është gjashtë herë më i ulët, ndërsa i Prespës është pothuajse brenda mesatares.

Comments are closed.