Muslimanë anë e mbanë botës vazhdojnë të përballen me rritje të intolerancës dhe islamofobisë, me sulme agresive në komunitetin e tyre nga politikanët dhe media konservatore. Ata u sulmuan, u tallën dhe madje u vranë duke mbrojtur identitetin e tyre fetar. Por, pavarësisht kësaj ata nuk heshtën. Muslimanët rezistuan, mbrojten të drejtat e tyre, i treguan botës se nuk janë imazh i terrorizmit ashtu siç po i sheh bota tani, bënë të ditur gazetametro.net. Ata sfiduan të gjithë kryengritësit që e lidhnin terrorizmin me fenë. Kundërshtuan edhe Amerikën duke i dëshmuar asaj në forma të ndryshme vlerat themeluese të jetës të cilat ata i kanë të njëjta me fetë tjera, që grupe të caktuara amerikane i dalluan shumë nga ato. Më poshtë gazetametro.net sjellë biografi të shkurtra të pesë grave muslimane në Amerikë që sollën një opinion ndryshe për fenë islame në shoqërinë amerikane dhe më gjerë.
Ilhan Omar
Ka lindur në Somali dhe emigroi në SHBA. Në moshën 12 vjeç pasi kaloi katër vjet në një kamp refugjatësh në Kenia ajo u vendos në Amerikë. Më 8 nëntor të vitit 2016, ajo u bë gruaja e parë nga Somalia e zgjedhur për një legjislacioni shtetëror në Amerikë. Ajo është 34 vjeçare dhe bëri një fushatë mbi një platformë progresive, që avokon për kolegj të përballueshme, reformën e drejtësisë penale, barazinë ekonomike dhe energji të pastër. “Kjo është toka e lirisë dhe drejtësisë për të gjithë, por ne duhet të punojmë për të,” tha Omar për The Huffington Post në tetor. “Demokracia jonë është e madhe, por kjo është edhe e brishtë. Kemi ardhur nëpër shumë progrese, dhe ne duhet të vazhdojmë këtë progres për ta bërë atë të vërtetë, drejtësi për të gjithë “.
Skermist Ibtihaj Muhammad
Bëri histori këtë vit si sportistja e parë e SHBA-se për të konkurruar në Lojërat Olimpike me mbulesë. Edhe pse ajo nuk e ka fituar një medalje të artë, Muhammad shënoi një fitore të rëndësishme si një nga sportistët më të njohur që u futën në Olimpiadën Rio, dhe i tregoi botës se pavarësisht pengesave të atletëve muslimanë ajo nuk e ndali ëndrrën e saj, bënë të ditur gazetametro.net. “Është një mjedis i ashpër politik dhe ne kemi të drejtat tona tani. Muslimanët janë të shtypur tani “, tha Muhamed, gjatë takimit të Komitetit Olimpik në Los Angeles. “Kjo është me të vërtetë një ëndërr e madhe”.
Ghazala Khan
Askush nuk mund të harrojë praninë e Ghazala Khan në Konventën Kombëtare Demokratike në korrik të këtij viti, as atëherë kur republikani Donald Trump ka sulmuar atë duke i kërkuar të mos flas, pasi që burri i saj kishte dhënë një deklaratë kur djali i tyre kishte vdekur gjatë shërbimit ushtarak në Irak (ai ishte ushtar amerikan), duke e kundërshtuar zgjedhjen e Trump-it si president, duke e ditur mendimin e tij rreth myslimanëve. Khan iu përgjigj deklaratave fanatike të Trump-it në një editorial të publikuar në Washington Post menjëherë pas konventës, duke kërkuar vëmendjen e botës duke kundërshtuar Trump-in, dhe duke i ftuar të gjithë të mos i përçajnë njerëzit duke i identifikuar përmes besimit. Ajo shpalosi edhe dhimbjen e saj nëpërmjet një statusi: “Pa thënë gjë, e gjithë bota, e Amerika ndjeu dhimbjen time”, ka shkruar Khan. “Unë jam një nënë. Kushdo që më ka parë e ka ndjerë dhimbjen time në zemrën e tyre”. Kjo ka frymëzuar qindra gra myslimane në gjithë botën për të ngritur zërin e tyre ndaj padrejtësive.
Amani Al-Khatahtbeh
Shkrimtarja dhe sipërmarrësja Amani Al-Khatahtbeh është vetëm 24 vjeç dhe tashmë ka bërë një emër për veten si një nga personalitetet më të shquara të medias myslimane në SHBA. Al-Khatahtbeh është redaktore dhe themeluese e website-it MuslimGirl.com. Një faqe interneti që ajo e themeloi kur ishte 17 vjeç, dhe ajo kohët e fundit botoi një biografi që përshkruan se si ishte rritur në Amerikë. Al-Khatahtbeh rregullisht kundërpërgjigjet në lidhje me çështjet e Islamofobisë, diversitetit dhe përfaqësimin në media. Gjatë një paneli në Shtëpinë e Bardhë për Samitin e Gruas, Al-Khatahtbeh ka thënë: “Një nga gjërat më të rëndësishme për ne është që të dëgjojmë zërat e secilit duke përfshirë edhe myslimanët. Ata duhet të flasin vetë për problemet e tyre, mos e bëni ju”.
Rana Abdelhamid
Rana Abdelhamid, themeluese e Iniciativës së Grave për Vetëfuqizim, i ka kushtuar jetën e saj të drejtave të grave myslimane. Ajo i ka ftuar ato të gjejnë forcën brenda vetes për ta luftuar islamofobinë. Ajo jo vetëm që krijojë një set fotografish frymëzues “Hijabis e New York-ut,” një te ‘’ Humans Of New York’’ , por ajo gjithashtu i mësoi ato sesi të punojnë për të drejtat e tyre, të cilët janë në shënjestër në shumicën dërrmuese në aktet e dhunës islamofobike. “Ka diçka në atë kur gratë myslimane janë duke udhëhequr vetëlëvizjen tonë fuqizuese, ne do ta luftojmë të padrejtën gjithmonë”, tha Abdelhamid.