Pasi të rriten fëmijët padyshim që do ta marrin si bazë edukimin që ua kanë dhënë prindërit, gjithmonë duke u bazuar në ato gjëra të cilat mbajnë mend nga ta, shkruan Gazeta Blic. Këto janë pesë gjërat të cilat fëmiu yt do t’i mbajë në mend gjithmonë për ju:
- Fëmijët tuaj do të mbajnë mend momentet kur i keni mbrojtur dhe i keni bërë të ndihen të sigurt, por edhe momentet kur i keni lënë ta përballoni vet frikën.
- Kujtimet më të çmuara për fëmijët tuaj janë kohërat kur ju ua keni vërë veshin aktiviteteve të tyre dhe në njëfarë forme i keni bërë ata të ndihen të dashur e të rëndësishëm në jetën tuaj.
- Ajo çka fëmijët tuaj nuk do të harrojnë kurrë për ju, është mënyra se si jeni sjellur ju si çift, si nënë dhe baba.
- Ata nuk do t’i harrojnë asnjëherë fjalët tuaja komplimentuese dhe as fjalët që ua keni drejtuar me kritikë.
- Fëmijët asnjëherë nuk i harrojnë traditat familjare që ju ua keni prezantuar atyre ndër vite, sepse pikërisht me ato tradita ata do ta zhvillojnë edhe familjen e tyre në të ardhmen, shkruan Patheos,