Nuk është kurrë e bukur që vrasja të jetë pjesë e futbollit, por fatkeqësisht, sporti më i bukur ka përjetuar pjesën e lojtarëve që janë akuzuar për vrasje dhe vrasjen e njerëzve të pafajshëm. Kishte shumë polemika kur Bruno (vrasës) fitoi një kontratë profesionale me ekipin e ligës së dytë braziliane Boa Esporte, transmeton Periskopi. Por, për fat të keq, nuk është rasti i vetëm në botën e futbollit. Duke filluar me Brunon, le të hedhim një sy në 5 vrasësit në botën e futbollit:
Portieri brazilian Bruno Fernandes de Souza ishte dënuar me 22 vjet burg për urdhërin e vrasjes së ish të dashurës së tij Eliza Samudio në vitin 2010. Ish kapiteni i Flamengos u shpall fajtor nga një juri në gjykatë. Ai u dënua për fshehjen e trupit të modeles, duke e copëtuar atë në copa të vogla dhe duke ushqyer atë me qentë. Ai u dënua gjithashtu me akuza për rrëmbimin e djalit të tij. E gjithë kjo në botën normale do ta mbante të mbyllur gjithë jetën prapa grilave brazilianin. Megjithatë, Bruno u lirua befasisht në shkurt, në pritje të një apeli. Ajo që ishte edhe më e neveritshme ishte fakti që klubi i Boa Esporte menjëherë ia ofroi një kontratë profesionale.
Bruno nuk u pendua edhe pas lirimit të tij. Siç citohet nga Guardian, Bruno tha: “Shoku, çfarë ndodhi, ndodhi. Kam bërë një gabim, një gabim serioz, por gabimet ndodhin në jetë – unë nuk jam një djalë i keq. Njerëzit u përpoqën të varrosnin ëndrrën time për shkak të një gabimi, por i kërkova Perëndisë falje, kështu që unë po vazhdoj me karrierën time, shoku. Po filloj. ”
Dikush mund të shpresojë vetëm që autoritetet braziliane dhe sistemi gjyqësor të mbyllin në burg ish portierin e Atletico Mineiro dhe Flamengo dhe t’i japin Eliza Samudio drejtësinë që ajo meriton.
4. Diego Buonanotte
I konsideruar si një nga të rinjtë më premtues në futbollin botëror, Diego Buonanotte ishte pjesë e gjigantëve argjentinas River Plate dhe ishte bashkë në skuadër me Lionel Messin me Argjentinën, e cila fitoi medaljen e artë olimpike të vitit 2008.
Në dhjetor 2009, sulmuesi argjentinas pësoi një aksident fatal dhe ishte i mbijetuari i vetëm pasi humbi kontrollin e makinës së tij dhe e përplasi atë në një pemë. Futbollisti po e ngiste Peugeot 307 të babait të tij dhe po kthehej nga një natë kur ndodhi ky incident fatkeq.
Ndërsa 3 nga shokët e tij në veturë humbën jetën. Diego bëri një rikuperim të mahnitshëm dhe u rikthye në fushë futbolli brenda 5 muajsh. Pas rimëkëmbjes së tij, pati thirrje nga prokurori vendas Carlos Colimedaglia që ta arrestonte atë me tre akuza për vrasje, por akuzat nuk u ndoqën kurrë.
28-vjeçari ka pasur një karrierë të bukur pas këtij aksidenti fatal dhe ka luajtur në klubet si Malaga, Granda dhe AEK Athens. Aktualisht, luan në Kili për Universidad Catolica.
Kur u pyet më vonë se si ndjehet pas aksidentit, ai tregoi që vazhdimisht quhet ‘vrasës’ nga tifozët kundërshtarë.
3. Patrick Kluivert
Legjenda e Ajaxit dhe Barcelonës, Patrick Kluivert ishte dashuria e publikut holandez gjatë sezonit të tij të parë në Ajax, shkruan Periskopi. Një futbollist jashtëzakonisht i talentuar, Kluivert fitoi një mori trofesh me skuadrën holandeze, duke përfshirë një triumf të paharrueshëm të UEFA Champions League në vitin 1995. Megjithatë, karriera e futbollistit të talentuar në Holandë mori tatëpjetën kur si 19-vjeçar ai përplasi makinën e shokut të tij BMW M3, në drejtim të regjisorit të teatrit holandez Martin Putnam, që rezultoi në vdekjen e 56-vjeçarit. Një rindërtim i skenës zbuloi se Kluivert kishte udhëtuar me shpejtësi 104kmh në një zonë rezidenciale 50kmh dhe po voziste një makinë të pasiguruar. “Ai ishte në makinën e shokut të tij dhe në mënyrë të qartë humbi kontrollin, zhurma e rrëzimit dukej si një bombë që shpërtheu.” tha një dëshmitar.
Kluivert zbuloi tmerrin që e pasoi pas atij aksidenti, me tifozët holandezë që ishin kundër tij: “Një minutë unë isha idhulli i publikut, heroi i futbollit holandez dhe minutat tjeta ata më thërrisnin vrasës për shkak të asaj që kisha bërë”.
Një vit më vonë, Kluivert, u largua nga Ajax për shkak se nuk e duronte urrejtjen e tifozëve dhe u bashkua me Milanin. Ai më vonë pati një karrierë të jashtëzakonshme në Barcelonë dhe Newcastle United.
2.Marcos Alonso
Marcos Alonso u arrestua në vitin 2011 për përfshirjen e tij në një aksident automobilistik, në kryeqytetin spanjoll Madrid. Ai ishte shoferi i makinës që u përplas me një mur dhe duke vrarë një nga udhëtarët tjerë në makinë, një grua 19-vjeçare. Alonso po voziste me shpejtësi 122.8kmh në kohën e lagështisë në një zonë ku u lejua deri në 50kmh. Ajo që e bëri rrëzimin e makinave edhe më tragjike ishte fakti se spanjolli kishte një nivel alkooli në gjak prej 0.93mg për litër. (Pothuajse trefishi i nivelit të lejuar të alkoolit në Spanjë)
Fillimisht u dënua me 4 vjet burg, por Alonso e kishte zvogëluar dënimin e tij në 21 muaj dhe më vonë u tërhoq plotësisht pasi që pagoi 500,000 euro në një zgjidhje jashtë gjykatës ndaj familjes së viktimës. Tashmë spanjolli është duke shijuar momente të veçanta në karrierën e tij futbollistike me Chelsean, por ndoshta ai duhej të dënohej më shumë për shkak se ia mori jetën një 19-vjeçare të pafajshme, përcjell Periskopi.
1. Alexandre Villaplane
Alexandre Villaplane ishte një mesfushor, i cili madje ishte kapiteni i Francës në Kupën e Botës 1930. Por Villaplane ishte gjithashtu një bashkëpunëtor nazist, i cili kreu krime lufte dhe vrau drejtpërdrejt më shumë se 50 vetë gjatë jetës së tij. Francezi i lindur në Algjeri ka luajtur në sezonin e inaugurimit të Ligue 1, por ai u arrestua shpejt për korrupsion dhe u përfshi në skandalin e kurdisjes të garës së kuajve.
Megjithatë, në vitin 1944, jeta e Villaplanës mori një kthesë shumë të errët kur u bë kreu i Brigadës së Afrikës së Veriut. Ishte një organizatë kriminale që bashkëpunoi me nazistët gjermanë në aktivitetet kundër rezistencës.
Villaplane mbahet mend kryesisht për mizorinë e tij ekstreme dhe brutalitetin, që ka urdhëruar 53 vetë që të ekzekutohen në Mussidan. Pasi u kap në vitin 1944, ish kapiteni francez u dënua me vdekje dhe u ekzekutua më 26 dhjetor 1944 nga një skuadër qitjeje.