Një hulumtim ka zbuluar pesë fazat përmes së cilave të gjitha lidhjes kalojnë dhe çka sjell secila prej tyre.
Një web faqe e quajtuar “eHarmony” ka kryer një hulumtim me 1000 australian për zbuluar se pse momente të ndryshme ndodhin në një lidhje.
“Ekzistojnë shumë gjëra të përbashkëta mes australianëve, kur është qështja tek fazat e rëndësishme përmes së cilave ne kalojmë përgjatë rrugës së gjetjes së fatit tonë”, thotë eksperti i lidhjeve dhe psikologu Jacqui Manning.
“Përderisa disa faza janë më argëtuese se disa të tjera, është tepër e rëndësishme që të mos nxitojmë në asnjërën prej tyre – shfrytëzojeni kohën e të qenurit “single” dhe shijojeni përvojën e kërkimit të fatit, e jo vetëm destinacionin final” ka theksuar Manning.
Studiuesit kanë qenë në gjendje të një lidhje ta ndajnë në pesë faza:
- Faza e shkëndijave
Kjo fazë paraqet fillimin e lidhjes, kur të dy personat e kuptojnë se e pëlqejnë njëri – tjetrin dhe fillojnë ta “rrokullisin topin”.
Studimi ka zbuluar se 1 nga 4 persona puth që në herën e parë, por 1 nga 10 persona ka thënë se ata janë të prirur të presin deri në tre javë për ta dhënë puthjen e parë.
Pjesa më e madhe e të intervistuarëve kanë thënë se atë do të prisnin deri në tre muaj deri në marrdhënien e parë seksuale me partnerin e ri, mirëpo 9% e kanë pranuar se do të mjaftonte një javë e njohjes për të fjetur më dikë.
2. Faza e “muajit të mjaltit”
Nuk quhet kot kështu, sepse kjo është faza e hareshme kur ju ndjeheni të lumtur dhe rehat me partnerin tuaj.
Arritja në këtë fazë mund të jetë e ndërlikuar, sepse 1/3 e njerëzve besojnë se para se bëheni të veçantë, ju fillimisht duhet të bisedoni.
Një personi mesatar i duhen përafërsisht tre muaj për ta ç’aktiviuar profilin e tij në faqet për kërkimin e partnerit, ku meshkujt janë më të prirur për ta bërë këtë – 28% e meshkujve ka rezultuar se e bëjnë këtë që në tre javët e para lidhjes, përkundër femrave, ku vetëm 17% prej tyre e bëjnë këtë në tre javët e para.
29% e qifteve do ta shpërndanin foton e përbashkët vetëm pas disa muaj lidhje.
3. Faza e intimitetit
Mesatarisht qiftet e thonë fjalën “të dua” pas tre muaj qëndrimi sëbashku, dhe janë meshkujt ata që e thonë fillimisht.
Dhe përderisa lidhja zhvillohet, partnerët fillojnë të ndihen më rehat me njëri – tjetrin – një person mesatar, brushën e vetë të dhëmbëve do ta mbaj në shtëpinë e partnerit vetëm pas pesë muaj lidhjeje dhe vetëm një muaj pas kësaj madje edhe do ndiheshin të lirë që të lironin gazrat para njëri – tjetrit.
4. Faza e premtimit
Studimi ka zbuluar se shumë njerëz nuk janë të frikësuar që premtimet ti bëjnë në periudhën e hershme të lidhjes – 45% e personave të intervistuar do të fejoheshin pas 1 viti, do të kishin një xhirollogari të përbashkët në bankë ose një pronë të përbashkët.
28% e njerëzve do të zhvendoseshin për të jetuar bashkë me partnerin vetëm pas gjashtë muaj lidhjeje, 13% do të fejoheshin, ndërsa 15% madje edhe do ta adaptonin një kafshë shtëpiake.
Gjysma e këtyre njerëzve do të prisnin gjysmë viti për ta njoftuar familjen me partnerin.
5. Faza e “thyerjes së zemrës”
Mjerisht, është fakt që shumë lidhje edhe përfundojnë.
Sidoqoftë, 67% e njerëzve janë deklaruar se vazhdojnë tutje dhe fillojnë të takohen me dikë tjetër brenda një viti – burrat këtë e bëjnë shumë më shpejt se gratë.
Gjeneratat e reja lëvizin shumë më shpejt në këtë drejtim se sa ata të vjetrit, ku 1/3 janë deklaruar se janë ndjerë të lumtur kur brenda një muaji e kanë takuar dikë tjetër.
Por edhe nëse ne tregohemi të shpejt për provuar dhe ecuar përpara, ky studim ka zbuluar se një personi mesatar i duhen dy vite që ta tejkaloj plotësisht ish – partnerin.