VENDI QË BIE MË PAK SHI NUK ËSHTË SHKRETËTIRA. Mund të jetë e mbuluar me akull, por Antarktika është vendi ku bie më pak shi. Madje vendi më i thatë në botë ndodhet aty dhe quhet ‘Lugina e Thatë’, ku shkencëtarët mendojnë se nuk ka rënë shi për afërsisht 2 milionë vjet.
SHIU NUK E LAG GJITHMONË TOKËN. Kjo ndodh në vendet e thata ose të nxehta. Shiu avullon përpara se të bjerë në tokë. Shkencëtarët i referohen këtij lloji shiu si ‘shiu fantazmë’.
SHIU NUK ËSHTË I PËRBËRË VETËM NGA UJI. Është normale që në Venus, ose në planete të tjera, shiu të jetë i përbërë nga acidi sulfurik ose metan. Ndërsa 5.000 vite dritë larg Tokës, shiu mund të jetë i përbërë nga metale.
KA NJË MËNYRË SI TË MOS LAGENI SHUMË NGA SHIU. Vraponi! Henry Reich shpjegon se sa më shpejt të vraposh në shi, më i thatë do të jesh. Kjo varet edhe nga sasia e shiut që po bie kur ti po vrapon.
FORMA DHE NGJYRA E REVE MUND T’IU NDIHMOJË TË PARASHIKONI SHIUN. Përgjithësisht, nëse shikoni një re gri dhe që është ulur shumë në lartësi ju vërteton se shiu është shumë afër të bjerë.