– QENI MUND TË NUHATË EDHE SASINË MË TË VOGËL TË USHQIMIT, NGA AFËR DHE NGA LARG
Shqisa e të nuhaturit te qenët është 10.000 deri 100.000 herë më i fortë se te njeriu, që do të thotë se mund të nuhasin gjëra për të cilat ne as që mund të ëndërrojmë. Shohin nga perspektiva, që do të thotë se nëse njeriu mund të sheh qartë në largësi prej 500 metrave, qeni do të sheh qartë edhe në pesë kilometra. Duke falënderuar shqisës së jashtëzakonshme të nuhatjes qenë i ndihmojnë shumë njeriut, për shembull në kërkim të njerëzve të humbur, por këtë aftësi ata e shfrytëzojnë për gjëra më pak të rëndësishme. Me siguri keni vërejtur se kur të vini në shtëpi me ushqim për të e ai tashmë është duke pritur te dera pasi që ka nuhatur se keni diçka për te.
– QENËT MUND TË ZBULOJNË SËMUNDJEN TE NJERIU DUKE U SHËRBYER ME SHQISAT E VETA DHE INTUITËN
Qenët e trajnuar dhe të pa trajnuar mund të vërejnë sëmundjen te pronarët e vet. Qeni madje mund të trajnohet që të dijë të paralajmërojë pronarin e vet para se ai të fitojë sulmin epileptik, derisa disa qenë mund të alarmojnë njeriun në ndryshime të cilat ndodhin në trupin e tij të shkaktuar me sëmundje. Ekzistojnë shumë tregime të vërteta se qenët kanë ndier ndryshimet biologjike në trupin e njeriut të cilat kanë dalë se janë kancer. Kur ndien se diçka nuk është në rregull, qeni në mënyrë permanente do të tërheqë vëmendjen në pjesën e caktuar të trupit derisa pronari i tij nuk e kupton se diçka nuk është në rregull.
– QENI MUND TË PARANDIEJË SE ÇFARË DO TË BËNI
Qenët janë mjeshtër të vërtet në leximin e gjuhës së trupit, për çka kanë aftësi të parashikojnë se çfarë do të bëni më pas. Te kjo aftësi, qeni shërbehet me kontaktin me sy, prandaj ai do t’i ngul sytë te pronari i vet në mënyrë që të kuptojë se për çfarë ai mendon. Qenët janë aq të mirë në leximin e gjuhës së trupit saqë nuk keni nevojë të thoni asnjë fjalë, ndërsa ai do të dijë se çfarë do të bëni më pas.
– QENI MUND TË PARASHIKOJ KATASTROFËN NATYRORE
Pas çdo katastrofe natyrore paraqiten tregimet të cilat dëshmojnë se qenët me sjelljen e tyre të pazakontë kanë paralajmëruar se diçka nuk është në rregull. Shkenca ende nuk ka mundur që me siguri të kuptojë se si qenët dhe kafshët tjerë mund të ndiejnë se do të ndodh katastrofa natyrore, por ekzistojnë disa teori. Disa mendojnë se qenët mund të ndiejnë ndryshimet në ujërat nëntokësore të cilat ndodhin para tërmetit, derisa të tjerët mendojnë se kafshët janë të aftë që të ndiejnë gjëmimet të frekuencave shumë të ulëta që janë rezultat i dukurive natyrore, siç janë tërmetet dhe vullkanet. Ekzistojnë edhe shumë hulumtime të cilët tregojnë se qenët, duke i falënderuar nuhatjes së tyre të fortë, mund të nuhasin në ajër ndryshimet të cilat paraqiten para se të ndodh katastrofa.
– QENËT DO TË GJEJNË RRUGËN PËR NË SHTËPI PREJ VENDEVE MË TË LARGËTA DHE MË TË PANJOHURA
Njerëzit në këto situata shërbehen me GPS, ndërsa qenët vetëm me shqisat e veta dhe instinktin. Qeni mund të gjejë rrugën për në shtëpi madje edhe kur gjendet në territor krejtësisht të panjohur, gjegjësisht edhe nëse kurrë më parë nuk ka shkuar me atë rutë. Edhe në këtë aftësi qenët shërbehen me super nuhatjen e tyre dhe kur të nuhasin erën e njohur, janë të aftë që ta përcjellin derisa nuk e nuhasin erën tjetër të njohur që në fund do ta sjellë në shtëpi.