Elham Dauti është zgjedhur një ndër tre studentët më të mirë sa i përket suksesit të arritur në Universitetin “Istamboll Bilkin University” në Turqi, ku mbaroi studimet në dy drejtime – Marketing dhe Tregti Ndërkombëtare
Dauti ekskluzivisht për KOHA ka prezantuar përvojën e tij gjatë studimeve jashtë vendit dhe praktikën në Rusi, me ç’rast ka treguar përparësitë dhe përvojat që ofron të studijuarit jashtë vendit.
“Studentët deri diku janë më të përkrahur por sigurisht nuk mund të presin vetëm prej shtetit që të të jap përkrahje dhe të të punësoj apo të ta gjej një punë. Fokusi i studentëve ishte që të krijojnë edhe kompani të vogla të cilat bëjnë 2,3, apo 5 punësime, ndoshta kompani jo shumë të mëdha por sigurisht gjithçka nis nga pak nga diçka e vogël”, tha Dauti, duke shtuar që rinia nuk duhet të fokusohet vetëm në punë administrative dhe shtetërore.
Qëllimi i këtij studenti, siç e theksoi vetë ai për gazetën KOHA, ishtë që të fitoj përvojë jashtë vendit, të cilat më pas do ti sjell në vendin e tij. Sipas tij edhe këtu ka ardhmëri dhe duhet të kontriubojmë në zhvillimin e vendit tonë.
(Për më shumë intervistën e plotë do e gjeni në portalin Koha.mk )