Shkup, 6 qershor – Partitë e koalicionit qeveritar LSDM, BDI dhe ASH me vetëm 62 vota në Parlament nuk do ta kenë lehtë përballjen me një opozitë prej 51 deputetësh të VMRO-së dhe me 5 deputetët e Lëvizjes BESA, që pritet të jenë kritik, sidomos ndaj dy subjekteve shqiptare në Qeverinë e Zoran Zaevit. Gazeta KOHA nga shërbimet e Parlamenti merr vesh se prej 21 komisioneve parlamentare, VMRO do të udhëheq me nëntë prej tyre, LSDM me 7, BDI me 4 dhe BESA me 1. Aleanca për Shqiptarët meqë nuk ka grup parlamentar, nuk do të ketë kryetar komisioni, por vetëm anëtar. VMRO tashmë ka marrë udhëheqjen me Komisionin për… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)