Shkup, 20 shkurt – Në çertifikatat e lindjes të foshnjeve që do të lindin në spitalin “Sistina” nuk do tu shkruaj më se janë të lindur në fshatin Zllokuqan, por në Shkup. Kjo është paraparë me propozim ndryshimet në Ligjin për regjistrin amë i cili është publikuar në ENER, njofton Koha.
Përveç kësaj me intervenimet në ligj parashihet njohja e gjinisë së re. Në këtë pjesë ligji parasheh dhënjen e numrit amë për persona të cilat e kanë ndryshuar gjininë, nga femër në mashkull dhe anasjelltas, ndërsa në të janë caktuar kushtet dhe mënyra për njohjen e gjinisë.
“Ndryshimi i parë i ligjit bëhet me kërkesë të një grupi të prindërëve të cilët kanë kërkuar që në çertifikatat e fëmijëve të tyre të shkruaj Qyteti i Shkupi, e jo fshati Zllokuqani. Ndërsa ndryshimi i dytë po bëhet pas një vendim nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, thuhet në sqarimin nga Ministria e Drejtësisë. (koha.mk)