Sot është lëshuar në përdorim salla e re e sportit “Alush Hamidi” pranë SHF “Kongresi i Manastirit” në Shkup, njofton Derveni.info
Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, funksionarë të lartë të kësaj partie dhe familjarë të veprimtarit Alush Hamidi.
Alush Hamidi ishte veteran i arsimit, figurë unifikuese e të gjith ansambleve dhe shoqërive kulruro-artistike në Shkup e më gjërë si dhe sportist i dalluar. Ai ka prejardhje nga fshati Çajlanë i Sarajit. Për dallim nga komuna e Çairit ku kjo figurë nderohet dhe përkujtohet, komuna e Sarajit nga ku ka prejardhjen Alush Hamidi deri më sot asnjëherë nuk e ka gjetur të arsyeshme ta nderojë këtë figurë.