Reparti i rinovuar për trajtim intensiv dhe terapi në kuadër të Klinikës për sëmundje të fëmijëve sot është lëshuar në përdorim, informoi Ministria e Shëndetësisë. “Reparti për trajtim intensiv do të punojë me kapacitetin e njëjtë si edhe deri më tani, me mundësi që të rritet me punësime të reja të personelit mjekësor, me çka do të respektohet standardet e larta të përkujdesjes së fëmijëve me sëmundje të rënda, me çka do të garantohet siguri e pacientëve”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.