Peruja është skuadra e fundit, që kualifikohet në Botërorin e vitit të ardhshëm. Pas fitores 2-0 në ndeshjen e dytë të “play-off”-it me Zelandën e Re, kjo kombëtare kompleton përbërjen e fazës finale të “Rusia 2018”, prej 32 skuadrash. Në “Estadio Nacional”, në kryeqytetin Lima, Peruja realizoi nga një gol në çdo pjesë loje, duke likujduar shpresat e Zelandës së Re për t’u kualifikuar në Kupën e tretë të Botës.
Në minutën e 28-të ishte Farfan, i asistuar brenda zonë nga Cueva, që goditi fort dhe shënoi në portën mike. Goli i dytë, që vulosi gjithçka, u shënua nga Ramos në minutën e 65-të, pas një goditjeje nga këndi. Kësisoji, Peruja kualifikohet në Botëror për here të 5-të. Me zbulimin e kombëtares së fundit pjesëmarrëse në “Rusia 2018” konfigurohen përfundimisht edhe vazot e shortit të Botërorit, që do të hidhet në dhjetor.