“Këto janë histori jetësore të jashtëzakonshme që definitivisht meritojnë të përmenden në këtë ditë të rëndësishme”, tha Skender Asani, drejtor Institutit të Trashëgimisë Shiprtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoni
Shkup, 27 janar – Gjatë luftës së dytë botërore u krye gjenocid mbi 6 milion hebre, 5 milion sllavë, 3 milion polakë, 200 mijë romë, 250.000 persona me zhvillim të kufizuar mental dhe fizik dhe në mbi 9000 homoseksual, nga ana e regjimit nazist. Që prej Kuvendit të Përgjithshëm të OKB-së, më 1 janar të vitit2005, 27 janari shënohet si Ditë Ndërkombëtare që përkujton tragjedinë e Aushvicit.
Për të shënuar Ditën ndërkombëtare të përkujtimit të holokaustit, OJQ “Akta Non-Verba” nga Shkup, organizoi një ekspozitë me fotografi mbi ngjarjet dhe personalitet që lidhen me gjithçka që të përkujton tmerrin por edhe humanizmin njerëzor. Kjo ngjarje mbetet në histori si ngjarjet më të trishta dhe më mizore që kanë ndodhur ndonjëherë, andaj ambasadorët e Izraelit dhe Gjermanisë dhanë mesazhin se ngjarjet e këtilla nuk duhen përsëritur kurrë.
“Pak diplomat bënë hapa dhe gjëra shumë të mëdha, kundër të gjitha avantazheve që kishin dhe kundër vendimeve që shtetet e tyre morën. Në shumë raste këta diplomat i pagujtën shtrenjtë veprimet e tilla, por qindra mijëra hebre shpëtuan për shkak të angazhimit të këtyre diplomatëve”, tha Dan Orien, ambasador i Izraelit në Maqedoni.
“Holokausti mbetet një histori e trishtë të cilën vendi ynë nuk do ta përsërisë asnjëherë. Që atëherë Gjermania ka detyrim historik dhe moral ndaj Izraelit, për të luftuar çfardo forme të antisemitizmit, racizmit dhe armiqësisë ndaj të huajve”, tha ambasador i Gjermanisë në Maqedoni.
Ballkani kishte një rol të madh në shpëtimin e hebrenjëve. Për ti shpëtuar ata, në rajon ka pasur një bashkëpunim në mes popujve me përkatësi të ndryshme fetare dhe etnike.
“Ne në Maqedoni vetëm mund të mburremi se edhe ne po i bashkohemi botës së ndërgjegjshme, solidare dhe të përgjegjshme që i përkujton me keqardhje dhe dhembshuri ato pamjet makabre por edhe që merr mësim nga ato”, tha Asaf Ademi, ministër i Kulturës.
“Historia e shpëtimit të familjes Françez është pikërisht si rezultat i bashkëpunimit në mes të familjes Haxhimitko dhe Ribarevi nga Maqedonia, të cilët përmes familjes Meliçi kalojnë në Shqipëri dhe gjejnë strehim tek familja Kasapi. Këto janë histori jetësore të jashtëzakonshme që definitivisht meritojnë të përmenden në këtë ditë të rëndësishme”, tha Skender Asani, drejtor Institutit të Trashëgimisë Shiprtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoni.