Shkup, 13 shkurt – Pas rezultateve pozitive nga procesi i implementimit të marrëveshjes së Prespës dhe nga ratifikimi i Protokollit inkuadrues për në NATO në Parlamentin grek tani rruga për inkuadrim drejt NATO-s dhe BE-së është e hapur dhe tani Qeveria e Maqedonisë, shoqëria maqedonase, BE-ja por edhe Gjermania së bashku duhet tërësisht të koncentrohemi në procesin reformues, që përfundimisht do të çojë drejt anëtarësimit me të drejtë të plotë në organizatat euroatlantike në bazë të shoqërisë së re maqedonase, theksoi sot ambasadori gjerman Tomas Gerberih në fjalimin e tij në konferencën “Perspektivat 2019” në organizim të OJQ-së Civil.
“Rruga para jush dhe nesh nuk do të jetë e lehtë dhe ndonjëherë do të jetë edhe e dhimbshme. Nuk do të ketë automatizëm, ndërsa koha rrjedh. Këshilli Evropian në qershor të vitit 2019 do të vendosë për atë nëse të fillojnë negociatat për inkuadrim në lidhje me përparimin e mëtutjeshëm të reformave. Por një punë është e qartë – Perspektiva e BE-së për vendin tuaj është e vërteta dhe tani është më reale se kurrë”, thotë Gerberih.
Sipas tij, përveç sfidave të Marrëveshjes së Prespës vendi vitin e kaluar filloi me reforma impresive në gjyqësi, administratë dhe luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa perspektiva e BE-së është veçanërisht e rëndësishme për gjeneratën e re, aspiratat e të cilëve janë në Evropë, dhe për atë arsye, thotë, nevojitet përparim konkret në procesin e inkuadrimit.
“Kjo është në interes strategjik dhe të BE-së. Nëse nuk arrin në Ballkan që historikisht, gjeografikisht dhe në mënyrë kulturore është i afërt me ne, atëherë si mund të shihet si në partner serioz. Shpresoj se vendi do të arrijë dhe se deri në fund të vitit 2019 negociatat realisht do të fillojnë. Jam i sigurt se shoqëria juaj dhe qeveria juaj do të arrijë t’i vazhdojë reformat në mënyrë të fokusuar përballë presionit politik prej brenda dhe jashtë”, theksoi ambasadori gjerman.
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska tha se në fushën e politikës sociale ekziston vizion dhe punët lëvizin në drejtim të mirë në pjesën e zvogëlimit të varfërisë së fëmijëve, rritjen e transfereve sociale dhe zhvillimin e shërbimeve sociale në nivel lokal, reformë e cila thotë, pret në Parlament dhe pret deputetët me konsensuz nacional përfundimisht t’i votojnë në muajin shkurt, që në prill qytetarët të mund t’i marrin transferet e tyre të para. Pret edhe Komision funksional për mosdiskriminim në pjesën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut.
“Perspektivën për vitin 2019 të cilën e kemi është për Ligjin e mosdiskriminimit dhe se do të kemi një komision funksional për mosdiskriminim me buxhetin e konfirmuar. Pritet të zgjedhim kuadro cilësore të cilat do të përkushtohen në këtë çështje dhe gjithashtu përfundimisht varfërinë e fëmijëve deri në fund të vitit ta masim dhe të tregojmë se e kemi vendosur në përqindje minimale”, tha Carovska.
Për përfaqësuesit e sektorit joqeveritar perceptimi për atë se çka ndodh në shoqëri është i kundërt dhe pa optimizëm të veçantë, veçanërisht për shkak të mosplotësimit të pritjeve, punët të ndërrohen në mënyrë sistematike dhe rrënjësore pas 11 viteve nga regjimi autoritar dhe populist.
Kritikë të fuqishme për gjendjet veçanërisht dërgoi Mirjana Najçevska nga Komiteti i Helsinkut, e cila thotë se në Maqedoni në përgjithësi nuk ekzistojnë parti politike por ka klane etno-fisnore të cilat nën vellon e luftës politike për pushtet, në tërësi fshehin luftë për pushtim të territorit nga i cili mundohen të tërheqin sa më shumë që është e mundur në periudhën që e kanë në dispozicion.
Aleksandar Kërzhalovski nga QMBN tha se nuk ka pritur shumë me ndërrimin e pushtetit, sepse thotë ” ai është për materialin njerëzor i cili ekziston”. Mirë është që BE-ja na mbështet në rrugën e reformave, por puna kyçe, shton, mbetet për ne vetëm ta përfundojmë, ndërsa përmirësimi i punëve është i mundur vetëm me ndryshimin e sistemit me vlerë. (koha.mk)