Athinë, 12 shkurt – Perspektiva evropiane e vendeve të rajonit dhe fillimi i negociatave inkuadruese të Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë me BE, ishte një nga temat për të cilat është diskutuar në takimin e sotëm të Këshillit të politikës së jashtme që u mbajt në MPJ greke, transmeton gazeta KOHA.
Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë Nikos Dendias i informoi përfaqësuesit e partive politike, të cilët janë janë pjesë e Parlamentit për ngjarjet e fundit në politikën e jashtme grek.
“Lidhur me Ballkanin Perëndimor, i analizova nismat tona për të promovuar procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, përmes mëngjesit të punës që e organizuam në dhjetor në Bruksel, si dhe përmes Samitit të ministrave të punëve të jashtme të vendeve të Ballkanit dhe vendeve anëtare të Evropës, që do të mbahet në Selanik në 24 shkurt,” tha Dendias pas përfundimit të takimit.
“Biseduam edhe për tema që ndërlidhen me Ballkanin dhe fillimin e negociatave inkuadruese me të dy vendet nga Ballkani Perëndimor”, tha deputeti i Demokracisë së Re, Angelos Sirigos.
Në takimin që zgjati dy orë, theksi u vendos në ngjarjet e fundit në marrëdhëniet greko-turke, ndërsa siç tha Dendias, ka sqaruar se Greqia është e përkushtuar në mbajtjen e kanaleve të hapura të komunikimit me Turqinë.
Fakti që sërish do të fillojë dialogu për masat për ndërtimin e besimit me Turqinë u vlerësua pozitivisht edhe prej përfaqësuesve të SYRIZËS.
Duke i komentuar qëndrimet e shprehura, shefi i diplomacisë greke tha se ato janë të gatshëm t’i pranojnë këshillat e bashkëbiseduesve, sepse siç tha “në çështjet nacionale nuk ekzistojnë përçarje partiake”.(koha.mk)