Një grua paraqitur në polici të enjten në mbrëmje pasi që bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Klan Kosova nga burime të saja merr vesh se personi që ka ushtruar dhunë mbi bashkëshorten e tij, është një avokat i njohur në vend. Lajmin për ushtrimin e dhunës e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, duke thënë se i dyshuari është intervistuar në lidhje me rastin por që nuk ka pasur të arrestuar.