Disa pasagjerë janë frikësuar jashtëzakonisht shumë pasi vunë re një person që lexonte biblën jashtë trenit. Treni ndaloi rreth orës 8.30 të mëngjes në Wimbledon të Anglisë kur një burrë filloi të lexonte fraza si “vdekja nuk është fundi”. Shumë persona u frikësuan dhe po nxitonin të largoheshin sa më shpejt të ishte e mundur. Ndërsa ata po largoheshin, linjat e energjisë hekurudhore u ndërprenë. Ian, një nga personat që ndodhej në tren shkroi në Twitter se leximi i Biblës shkaktoi trazira. Ai tregoi se dikush i kërkoi të ndalonte leximin pasi po frikësonte njerëzit dhe ai u ndal duke qëndruar me kokën poshtë. Policia britanike ka lajmëruar se nga hetimet nuk është zbuluar asnjë dëmtim i pasagjerëve apo stafit të trenit. Ndërkohë ndërprerja e energjisë solli vonesa në shërbimet e trenit gjatë paradites.