Nuk ka aspekte më të rëndësishme të jetës njerëzore se sa të drejtat e njeriut, të cilat duhet të mbrohen si për njerëzit që janë në liri, por edhe për ata që kanë liri të kufizuar. Kjo është e shënuar edhe në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut
Remzije BILALLI
Shkup, 21 nëntor – Gjatë ditës së sotme u promovuan dhe u ndanë informata mbi projektin e binjakëzimit “Forcimi i sistemit ndëshkues – korrigjues dhe shërbimit të probacionit.”, i cili filloi të realizohet nga 31.02.2018 dhe buxheti i projektit është 950.000 EUR. Projekti zbatohet në bashkëpunim me Fondacionin Gjerman për Bashkëpunim Ndërkombëtar Ligjor (IRZ) dhe Qendra Holandeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar Ligjor (CILC), ku përfituesi kryesor është Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve pranë Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Maqedonisë, shkruan gazeta KOHA.
Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të përmirësohet efikasiteti dhe funksionimi i sistemit korrigjues-risocializues dhe zhvillimit të shërbimit efikas dhe të qëndrueshëm të sprovimit me respektimin e plotë të të drejtave dhe dinjitetit të personave të privuar nga lira dhe të personave mbi të cilat zbatohen masa të sprovimit me qëllim të risocializimit të tyre në shoqëri. Projekti do të zbatojë aktivitete për drejtim më të mirë të institucioneve korrigjuese-risocializuese dhe edukative si dhe për zhvillimin e mëtutjeshëm të strukturës institucionale dhe organizative të shërbimit të sprovimit.
Binjakëzimi është një instrument për përforcimin e kapaciteteve administrative të shteteve në para aderim në BE. Qëllimi i projekteve të binjakëzimit është të mbështeten vendet gjatë zhvillimit të administratës bashkëkohore dhe efikase me përqendrim të veçantë mbi strukturën, kapacitetet njerëzore, njohuri dhe shkathtësi menaxhimi për harmonizimin e ligjeve me ato të BE-së (gjegjësisht me të Drejtën Evropiane). Këto projekte sigurojnë që korniza për administratën publike dhe organizatave private-publike në shtetet e përfitimit të punojnë me organizatat homologe nga shtetet anëtare të BE-së me qëllim të përmirësimit dhe zbatimit më të mirë të pjesëve të së Drejtës Evropiane në shtetet e përfitimit. Që prej vitit 1998, më tepër se 1300 projekte të binjakëzimit janë financuar dhe zbatuar.
E pranishme ishte e ministrja e Ministrja e Drejtësisë, Renata Treneska Deskoska, e cila theksoi se nuk ka aspekte më të rëndësishme të jetës njerëzore se sa të drejtat e njeriut, të cilat duhet të mbrohen si për njerëzit që janë në liri, por edhe për ata që kanë liri të kufizuar. Kjo është e shënuar edhe në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ku thuhet se askush nuk duhet ti nënshtrohet dhunës , trajtimit çnjerëzor ose degradues dhe dënimit
“Futja e Shërbimit të provës do të ndihmojë në masë të madhe në riintegrimin dhe rehabilitimin e shkelësve, uljen për përsëritjen e krimeve, do të ofrojë asistencë dhe do të forcojë ndjenjën e sigurisë së viktimave të krimit dhe do të ndihmojë në zvogëlimin e popullsisë në burgje”, tha Deskoska.
Ajo shtoi se në Maqedoni dënimi me burg është dominon, burgjet nuk duhet të shërbejnë vetëm për largim nga liria por si institucionet për korrigjimin e sjelljes sepse personat e akuzuar përsëri do të kthehen në shoqëri. Sistemet moderne të drejtësisë penale nënkupton qasje komplekse që përfshin dimensionin e ndëshkimit, risocializimit dhe përshtatjes sociale të kryerësve të veprave penale. (koha.mk)