Personat më të kërkuar në Evropë, mes tyre edhe shqiptari Aleks Burreli

EUROPOL sot ka publikuar në faqen e saj zyrtare prezantimin me video të personave më të kërkuar në Evropë (https://eumostwanted.eu) dhe mes tyre është edhe shqiptari Aleks Burreli, i cili kërkohet nga autoritetet qipriote për një vrasje të trefishtë në një restorant, ngjarje e ndodhur rreth 4 muaj më parë. Meqë jemi në prag të festave të fundvitit, EUROPOL ka menduar që prezantimin për çdo të kërkuar ta bëjë në formën e një kartoline. Përmes kësaj metode të veçantë, EUROPOL synon ndërgjegjësojë më shumë qytetarët të cilët nëse kanë informacion për personat më të kërkuar, ti denoncojnë menjëherë pasi akuzohen për vepra të rënda penale dhe janë të rrezikshëm për shoqërinë.