Dyshimet e grupit që u gjuajt e që ishin duke qëndruar në restorant janë se, pikërisht para se grupi i maskuar të futet në hotel, një ekip i policisë mobile “Alfa” kanë legjitimuar dhe kontrolluar pesë shqiptarët në restorant. Pak çaste më vonë, futet edhe grupi i maskuar dhe i armatosur, ndërsa kishin gjuajtur katër plumba me kallashnikov
Shkup, 3 dhjetor – Përleshja e armatosur e së shtunës pasmesnate në restorantin e hotelit “Aleksandër Palace”, ka marrë kahje interesante. Me urdhër të Prokurorisë së Shkupit, në bisedë informative dje janë marrë personat ndaj të cilëve u gjuajt me kallashnikov, ndërsa në liri mbeten personat me maska që e shkaktuan incidentin. E.I (21) E.I (25), O.B (35) K.I (41), L.Q (25), janë marrë në bisedë informative, ndërsa dy janë arrestuar nga ky grup e të cilët ishin duke qëndruar në restorantin e hotelit “Aleksandar Palace”.
Gazeta KOHA merr vesh se arsye për arrestimin e personave ndaj të cilëve u guajt, është gjoja kërcënimi që këta të fundit i kanë bërë policisë së vendit. Dyshimet e grupit që u gjuajt e që ishin duke qëndruar në restorant janë se, pikërisht para se grupi i maskuar të futet në hotel, një ekip i policisë mobile “Alfa” kanë legjitimuar dhe kontrolluar pesë shqiptarët në restorant. Pak çaste më vonë, futet edhe grupi i maskuar dhe i armatosur, ndërsa kishin gjuajtur katër plumba me kallashnikov. Megjithatë, ishte përgjigja poashtu me armë zjarri e policit që ishte me pesë shqiptarët në tavolinë, ai i cili ka zmbrapsur grupin e maskuar. Personat ndaj të cilëve ishte gjuajtur, kanë shprehur dyshime nëse pjesëtarët e njësitit “Alfa” janë të implikuar në incident, por që kërcënim direkt, siç thotë Prokuroria, nuk ka pasur ndaj asnjë polici.
Në ndërkohë, gazeta KOHA shkruan se asnjë përgjigje konkrete nuk ka për veturën “Opel Tuareg”, me të cilën personat e maskuar ishin larguar nga vendngjarja, ndërsa ishte gjetur e djegur në afërsi të Haraçinës. “Tuaregu” që në muajin mars ishte vjedhur nga Shkupi, për herë të fundit kishte dalë nga Haraçina, për të përfunduar pastaj po në Haraçinë, por kësaj radhe e shkrumbuar. Targat gjithashtu ishin vjedhur nga veturë tjetër. Në polici ndërkohë thonë shkurt se hetimet po vazhdojnë. (koha.mk)