Personat që kanë marrë vaksinën anti-Covid prapë mund ta përhapin virusin te tjerët dhe duhet të vazhdojnë të ndjekin rregullat e izolimit, ka thënë zëvendës-shefi i Shëndetësisë në Angli, Jonathan Van-Tam. Në një kolumne në “Sunday Telegraph”, Van-Tam ka thënë se shkencëtarët ende nuk e dinë ndikimin e vaksinës në përhapjen e virusit.
Ai ka thënë se vaksinat ofrojnë shpresë, por se niveli i infeksionit në Angli duhet të ulet shpejt. Pritet të hapen 32 qendra tjera të vaksinimit nëpër Angli javën e ardhshme. Van-Tam ka thënë se asnjë vaksinë ndonjëherë nuk ka qenë 100 për qind efiksae, kështu që nuk ka garanci për mbrojtje.