Shkup, 22 janar – Personat e pastrehë nën Kala do të strehohen në institucione për mbrojtje sociale, vendosi Qeveria në seancën e sotme.
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale është e obliguar që përmes Qendrës Ndërkomunale për Punë Sociale të Qytetit të Shkupit deri në mars të këtij viti të sigurojë strehim për këta persona në objekte të cilat i shfrytëzon institucioni publik për strehim të fëmijëve me probleme edukative-sociale dhe sjellje të keqe.
“Bëhet fjalë për 30 familje, gjegjësisht 99 persona. Prej tyre, vetëm nëntë familje posedojnë ndonjë vendbanim, përderisa të tjerët janë evidentuar si persona të pastrehë. Strehimi i personave të pastrehë është në pajtueshmëri edhe me rekomandimet e Grupi punues ndërsektorial për ndjekjen e gjendjes së ajrit, sepse në këtë mënyrë këta persona nuk do të djegin materiale të papërshtatshme për ngrohje dhe në mënyrë shtesë do ta ndotin ajrin”, kumtuan nga Qeveria.