Personat të cilët kanë diplomë apo kualifikim pasuniversitar, ka më shumë gjasa të dështojnë në testin e vozitjes sesa njerëzit e tjerë, sipas hulumtimit të fundit.
Një raport i nxjerrur nga një studim i bërë me 1564 persona, tregon se 59 për qind e atyre që kanë kaluar me herë të parë, nuk kanë ndonjë kualifikim pasuniversitar, raporton The Independet, transmeton gazetametro.net.
Po ashtu njerëzit me personalitet kreativ, e kanë kaluar testin e vozitjes në nivel A më lehtë se sesa të tjerët.
Sipas studimit, këta persona kanë bërë 1.9 përpjekje për të kaluar testin, ndryshe nga ata që studiojnë matematikë dhe shkenca të tjera, me 2.3.
Kjo nuk është hera e parë që nga këto studime dalin përfundime të tilla, pasi që edhe një eksperiment i vitit 2016 e thotë të njejtën.