Përshkallëzohet protesta, turma çan kordonin dhe sulmon hyrjen e kryeministrisë

Përshkallëzohet protesta e opozitës para kryeministrisë, teksa pasi u hodhën disa lëndë djegëse dhe fishekzjarre, turma sulmoi hyrjen e kryeministrisë.

Protestuesit po godasin me sende të forta derën e kryeministrisë, për ta thyer atë dhe për t’u futur brenda. Gjithashtu po përpiqen të heqin edhe skelat e vendosura në hyrje të godinës së kryeministrisë, nëj natë më parë.

Ndërkohë nga brenda godinës, forcat e policisë kundërvepruan, duke hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Për shkak të gazit lotsjellës, turma u shpërnda për pak minuta, ndërsa edhe liderët e opozitës, Basha, Berisha e kryemadhi, u larguan në anë të kryeministrisë, për t’iu shmangur efektit të gazit.

Por pas më pak se 5 minutash, Basha u rikthye sërish para kryeministrisë, i rrethuar nga protestuesit dhe nëpërmjet Top Channel, pati edhe një mesazh për qeverinë.

“Policia t’i japë fund skenarit ogurzi të Edi Ramës, për të provokuar protestuesit. Ne do të rikthehemi në protestë, bashkë me popullin”, tha Basha për Top Channnel.