Një 33 vjeçare nga Bremton solli në jetë fëmijën e saj të tretë, dhe ishte një moment magjik. Angel Taylor qëndroi katër ditë në spital pasi kishte probleme me tensionin. Ajo nuk ishte në gjendje të realizonte lindje natyrale dhe mjekët u detyruan të performonin prerje cezariane. Ndonëse foshnja kaloi katër ditë kritike momenti kur erdhi në jetë ishte tejet i bukur. I relaksuar dhe i buzëqeshur, Sullivan erdhi në jetë me krahë të hapur, si të kishte shënuar një fitore. Ky moment është kapur nga kamera dhe po komentohet pafund në rrjetet sociale.