Shtatë futbollistë të përjashtuar dhe nën hetim për një foto grupi. Ka ndodhur në Gjermani, në qytetin e Wassenberg, North Rhine. Britanikja Mirror raporton se SC 1920 Myhl ka vendosur të përfundojë kontratën e lojtarëve të saj, të cilët në një foto grupi kanë vendosur të bëjnë përshëndetjen naziste, që është e ndaluar me ligj. Një zgjedhje e çuditshme, që përfshin edhe sponsorin e klubit. Engin Arslan, pronar i një dyqani kebab në qytetin gjerman, kishte kërkuar nga ekipi të pozonin për një foto, duke i kërkuar lojtarëve të bënin diçka të këndshme. Dhe për shtatë prej tyre, argëtuese ishte… të bënin përshëndetjen naziste.
Arslan publikoi foton në rrjetet sociale, por komentuesit i sugjeruan që ai ta hiqte menjëherë. Shumë vonë, sepse tani imazhi ishte bërë tashmë viral dhe shumë shpejt përfundoi edhe te drejtuesit e ekipit.. “Kur morëm vesh çfarë kishte ndodhur, menjëherë thirrëm një takim dhe vendosëm të përjashtonim përgjegjësit”, shpjegon presidenti Marc Winkens. Por as Arslan nuk i ka shpëtuar ndëshkimit: “Nuk do të ishte shumë e logjikshme, të vazhdonim ta kishim si sponsor”.
Nga ana tjetër lojtarët kanë kërkuar falje, por vendimi tashmë është marrë. Gjithashtu sepse tani, pas përjashtimit nga klubi, të shtatë do të hetohen edhe nga drejtësia vendase. Akuza është përdorimi i simboleve të ndaluara. Çështje shumë serioze në Gjermani, siç ndodhi në rastin e Lok Leipzig disa muaj më parë, ku lojtarët dhe trajnerët u pezulluan, sepse kishin bërë përshëndetjen naziste.