Si edhe në sezonin e shkuar në grupet e Ligën e Kampionëve, Napoli ka arritur të mund Liverpulin, por këtë herë më rezultatin 2-0 në një ndeshje që ka dhuruar emocione dhe sidomos raste për gol. Skuadra e Ançelotit e nisi mirë, por më pas ra fizikisht, edhe pse kampionët e Europës shpërdoruan me Sallah dhe Mane. Adrien bëri fenomenin në dy momente, teksa ishte një penallti në pjesën e dytë ajo që prishi ekuilibrin, kur Callejon u pengua në zonë.
Mertens realizoi nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa më pas ishte Llorente ai që shënoi golin e parë me Napolin, pas një kundërsulmi, duke u hakmarrë disi kundër kampionëve të Europës, duke qenë se në finale ishte me Tottenham. Ishte Van Dijk ai që i dhuroi pasimin për gol. Tri pikët e para për ekipin e Ançelotit, zero për Liverpullin, por grupi sapo ka nisur!