Tbilisi, 18 nëntor – Në Tbilisi përsëri edhe sot mbahen protesta në të cilat demonstruesit kërkojnë zgjedhje të parakohshme, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji për t’i kthyer demonstruesit nga ndërtesa e Parlamentit, transmeton gazeta KOHA.
Një pjesë e forcave policore për shpërndarjen e demonstratave është sistemuar në rrugën kryesore në Tbilisi, ndërsa të tjerët po përpiqen t’i parandalojnë protestuesit që të hyjnë në ndërtesën e Parlamentit.
Kjo është dita e dytë e protestave që filluan pasi Parlamenti javën e kaluar nuk arriti t’i miratojë reformat e planifikuara zgjedhore, gjegjësisht në kalimin e përfaqësimit të plotë proporcional nga sistemi i përzier aktual.
Policia i ka arrestuar disa demonstrues, ndërsa organizatorët pretendojnë se janë arrestuar dhjetëra persona.
Mbrëmë në Tbilisi demonstruan rreth 20.000 persona.(koha.mk)